I sapotransferuari i Lazios, Miroslav Klose, ishte ai që zuri në gjumë mbrojtjen e Milanit, për të shënuar në minutën e 12’ për Lazion.
Edhe pse u mendua se Milan e mori ndeshjen në dorë, ishte Cisse ai që dridh San Siron me golin e dytë për Lazion në minutën 21′.
Edhe pse në disavantazh, kampioni nuk u dorëzua. Ishte lojtari i Liverpoolit, i huazuar tek Milan, Alberto Aquilani, ai që pasoi për tek Cassano, e ky i fundit te Ibrahimoviçi, i cili i vetmuar shënoi për 1-2 në minutën 29′.
4 minuta më vonë ishte Antonio Cassano ai që barazoi rezultatin në minutën 33′.
Në pjesën e dytë ishte një lojë krejt ndryshe, pasi kampioni e nisi fuqishëm, mirëpo Lazio u mbrojt mjaft mirë dhe ndeshja përfundoi e barabartë. (LajmeShqip.com)