Milani pret Cagliarin sonte ne ora 20:45 dhe trajneri rosoner ka thirrur lojtarët e nevojshëm për sonte.
Kampionet e ri të Italisë ende nuk e kanë festuar kampionatin para shikuesve të vet në San Siro prandaj Allegri ka vendosur ti thërrasë 31 lojtar në mënyrë që të festojnë të gjithë së bashku para shikuesve të tyre.
Skuadra përfshin edhe të lënduarit Marek Jankulovski dhe Luca Antonini. Filipo Inzaghi i cili është rikthyer nga lëndimi dhe ka trajnuar bashke me të tjerët këtë javë dhe pritet te jete i gatshëm kundër Udineses.
Allegri ka konfirmuar edhe linjën defanzive: Christian Abbiati në portë, Ignazio Abate në të djathtë, Thiago Silva and Mario Yepes në mes me Gianluca Zambrottan në të djathtë të mbrojtjes.