Juventusi, përmes një komunikate në faqen e saj të internetit, ka zyrtarizuar blerjen e Michele Pazienza, që vjen nga Napoli me parametër zero.
“Michele Pazienza është një lojtar i Juventusit. Mesfushori zhvilloi në ditën e sotshme vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë 3 – vjeçare me shoqërinë bardhezi deri më 30 qershor, 2014”, thuhet në njoftimin zyrtar në adresen zyrtare të Juventusit, në internet.
Një mesfushor shkatërrues, por që nuk shërben vetëm për të vjedhur topa. Michele Pazienza di të bashkojë cilësinë dhe sasinë. Ai luan një futboll të përbërë nga sakrifica dhe vrapim, por edhe me depërtime të sakta dhe asiste të vyera.
I lindur në San Severo të Foggia, më 5 Gusht 1982, rritet në Gruppo Sportivo Apocalisse dhe arrin tek Foggia në moshën 18 – vjeçare, gati për të bërë kapërcimin cilësor në futbollin profesionist.
Në Puglia qëndron 4 sezone, ku në të fundit jep kontributin e tij për kalimin e skuadrës në Serie C1. Në verën e 2003 kalon tek Udinese ku jeton 2 sezone si protagonist derisa transferohet në Firenze.
Edhe me Fiorentinen ishte titullar për mëse dy sezone. Gjatë merkatos së 2008-ës kalon tek Napoli. Nën llavën e Vezuvit bëhet pikë kyçe e mesfushës napolitane. Shënon golin e tij të parë në Serie A në fitoren ndaj Lecce, më 13 dhjetor, 2008. Më pas e ndjekin edhe tre gola të tjerë, por dhe një rol i rëndësishëm në zhvillimin e skuadrës që në këtë vit, arriti të sigurojë një vend në Champions.