Super-ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është konfirmuar se është lojtari që paguhet më së shumti në botë, duke fituar 43.8 millionë dollarë, 30.5 milionë euro vitin e kaluar, ka bërë të ditur “America’s Sports Illustrated Fortunate 50 list”.
Lojtari më i mirë në planet lë prapa Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooneyn, të cilët fitojnë 27.1 milionë euro, respektivisht 23 milionë euro.
“Fortunate 50” merr parasysh të ardhurat, nënshkrimet dhe bonuset e sportistëve.
Tiger Woods përsëri është lider në listën e sportistëve që paguhen më së shumti. Ai në këtë vit fitoi 46 milionë euro, 20 milionë euro më pak se një vit më herët.
1 Lionel Messi 43,800,000 dollarë.
2 Cristiano Ronaldo 38,800,000 dollarë.
3 Ëayne Rooney 29,200,000 dollarë.
4 Kaka 27,300,000 dollarë.
5 David Beckham 26,800,000 dollarë.
6 Ronaldinho 25,800,000 dollarë.
7 Carlos Tevez 21,700,000 dollarë.
8 Frank Lampard 20,100,000 dollarë.