Lionel Messi, i cili qëkur debutoi për Barcelonën ka shënuar në të gjitha kompeticionet, deri mbrëmë i kishte munguar vetëm UEFA Superkupa, mirëpo mbrëmë me një gol që shënoi kundër Portos, ai arriti gjithçka dhe tani nuk i mungon asgjë.
Messi ka arritur një rekord të ri, pasi bëhet lojtari i cili shënoi në të gjitha garat e mundshme në të cilat një klub garon.
Ai nuk kishte shënuar vetëm në UEFA Superkupë dhe ketë e bëri mbrëmë. Messi jo vetëm që shënoi, për ta zhbllokuar rezultatin, mirëpo ai beri një asist perfekt për Cesc, i cili e ndaloi topin me mjaft klas, për t’ia dhënë Barcelonës avantazhin për 2-0. (LajmeShqip.com)