Pas eliminimit të Argjentinës në Copa America, futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi dhe disa lojtarë tjerë, kthehen para kohës në Katalunia.
Messi, Gabriel Milito dhe Mascherano nuk kanë arritur të shënojnë rezultate të mira me reprezentacionin dhe do të jenë në Amerikë me ekipin për parapërgaditje.
Këta lojtarë do t’i bashkohen ekipit në Majami, më 3 gusht, kur Barcelona luan ndeshjen miqësore kundër Guadalahara të Meksikës.
Kjo do të thotë se lojtarët do të kenë në dispozicion 11 ditë para ndeshjes së parë, në Super Kupë kundër Real Madridit, e cila luhet më 14 gusht.
Super Kupa nuk është në listën e prioriteteve të Pep Guardiolas, andaj edhe Mourinho dëshiron t’i hakmerret.