Lionel Messi veç është në histori të Barcelonës, mirëpo tani mund të thellohet edhe më shumë, pasi që në këtë sezonë ka shumë të ngjarë që ai do të bëhet lojtari që ka shënuar më së shumti gola për skuadrën e Barcelonës.
Pavarësisht nga mungesa e suksesit në nivel ndërkombëtar, Lionel Messi është lojtari më i mirë i botës me anën të klubit të tij Barcelonës. Messi dhe Barcelona kanë grumbulluar shumë trofe në vitet e fundit.
Është mjaft e mundshme që kjo Barcelonë do të mbahet mend si një nga ekipet me cilësinë më të mirë, sikurse Bayern Munich, në mes të viteve 70 ose Milani i Arigo Sachit, ose Puskas dhe Di Stefano te Real Madridi.
Messi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë dhe në gjashtë ndeshjet e La Ligës ai ka shënuar tetë gola.
Argjentinasi ka 14 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat dhe ai ka barazuar tanimë Ladislao Kubalan, me 194 gola për Barcelonën dhe renditet i dyti në listën e realizatorëve më të mirë për Barcelonën.
I nevojiten edhe 41 gola që të barazohet me Cesar Rodriguez, i cili ka shënuar 235 gola gjithsej.
Cesar Rodriguez, 1942-55, 235 gola
Lionel Messi, 2004-11, 194 gola
Ladislao Kubala, 1951-61, 194 gola
Josep Samitier, 1919-32, 178 gola
Josep Escola, 1934-49, 167 gola
Paulino Alcatara, 1912-27, 137 gola
Angel Arocha, 1926-33, 134 gola
Samuel Eto’o, 2004-09, 130 Gola
Rivaldo, 1997-02, 130 gola
Mariano Martin, 1940-48 124 gola. (LajmeShqip.com)