Një rekord prej 485 milionë funteve është shpenzuar këtë verë, nga dy skuadrat gjigante të Premier Legues, Liverpool e Chelsea.
Shpenzimet e kësaj vere në Premier League janë 33 përqind më të larta, krahasuar me afatin kalimtar të vitit të kaluar, gjithmonë sipas raporteve të Grupit Deloitte.
Vitin e kaluar shpenzimet në ligë ishin ndërmjet 400 dhe 500 milionë, ndërsa ketë vit këto mjete i kanë shpenzuar vetem dy skuadra në Premier League.
Ky vit duket se do t’i thyejë rekordet përkah shpenzimet dhe për të gjitha këto nuk ka ndonjë arsye shumë bindëse, tha Dan Jones, partner i Sports Business Group at Deloitte.
“Futbolli nuk është i imunizuar për atë që po ndodh në ekonominë më të gjerë, por ai është shumë rezistent ndaj tij. Të ardhurat e futbollit janë duke vazhduar të rriten dhe unë nuk mendoj se ky sport do të ulet për momentin.”
“Ky është një shpenzim rekord, sepse në qoftë se ju shikoni në pesë klubet e larta, të gjithë kishin arsye për të shpenzuar.”
“Liverpool ka një menaxher të ri, gjithashtu edhe Chelsea, Manchester City ka pronar ambicioz dhe Manchester United është një ekip në kërkim për t’u rifreskuar, dhe Arsenal i cili më të vërtetë kishte arsye për shpenzime, pasi shiti dy top lojtarët”, tha ai.
Në këtë afat kalimtar Premier League ka shpenzuar gjithsej 710 milion funte. (LajmeShqip.com)