Trajneri i Brazilit, Mano Menzes, ka treguar besimin e tij se kombëtarja që drejton do të fitojë Botërorin 2014. Vendi amerikano-jugor do të organizojë turneun pas dy vitesh, ndërsa shpreson që të triumfojë në një aktivitet ku i mungon suksesi që nga viti 2002.
“Ne do të fitojmë Kupën e Botës në vitin 2014”, tha Menezes për “Marca Brasil”. “Kemi një gjeneratë të talentuar që beson fuqimisht në këtë arritje. Këto janë lojtarë që mund ta përballojnë presionin e përfaqësimit të Brazilit në këtë moment kaq të rëndësishëm edhe pse janë shumë të rinj. Në të njëjtën kohë, kemi lojtarë me eksperiencë që mund t’i balancojnë gjërat. Tifozët tanë do ta shohin këtë shumë shpejt”.
Trajneri 49 vjeçar pranoi se Neimar mund të bëhet lojtari më i mirë i Botërorit 2014, por ai është gati të vërë bast se këtë çmim do ta marrë argjentinasi Lionel Mesi.
“Neimar mund të bëhet më i miri, por shanset e Mesit janë më të mëdha, pasi ai është në një fazë më të avancuar dhe është më i pjekur. Përsa i përket Neimar, jam i shqetësuar rreth situatës së tij, pas ai është si nxënësi më i mirë i klasës duke luajtur në Brazil. Në të dy rastet, mund të humbet pika e referimit dhe nocioni që ekziston ende mundësi përmirësimi”, tha ai duke aluduar përsëri për një transferim të lojtarit drejt Evropës. (LajmeShqip.com)