Lorik Cana padyshim ishte ‘ankthi’ i Cristiano Ronaldos në ndeshjen e mbrëndshme mes Shqipërisë dhe Portugalisë.
Fituesi i ‘Topit të Artë’, portugezi Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënoi gol në këtë sfidë por në shumicën e rasteve ai u ndalua nga Cana dhe Ajeti.
Pas ndeshjes, për paraqitjen e Canës kanë shkruar edhe mediat franceze, vend ku Cana do ta vazhdoj karrierën me klubin Nantes së bashku me yllin shqiptar Ermir Lenjanin.
“Cana i Nantesit ndali Ronaldon”, ishte titulli i ‘butfootball.fr’.
“Lorik Cana ishte i gjithpranishëm në repartin mbrojtës, i cili e mbuloi mirë tri herë lojtarin më të mirë në botë”, shkruan në analizën e vet ‘Eurosport’.
“Kjo premton se Lorik Cana shumë shpejt do të debutojë në Ligue 1!”, – shkruan ‘butfootball.fr’.