Shqipërisë po ia donë në çdo aspekt në kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.
Kombëtarja shqiptare po shkëlqen këtë edicion në kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ku në 5 ndeshjet e para nuk ka pësuar asnjë humbje.
Ky rezultat pozitiv ka ardhur si shkak i mbrojtjes së fortë, e cila në këto ndeshje ka pranuar vetëm dy gola (një në barazimin 1-1 me Danimarkën dhe një në fitoren 2-1 me Armeninë), një më shumë se sa Rumania që ka vetëm një gol të pranuar.
Më meritoret për këtë sukses të Kombëtares janë mbrojtësit Hysaj, Xhimshiti, Cana, Mavraj, Ajeti dhe Agolli.
Njëjtë sikurse Shqipëria, nga dy gola kanë pranuar edhe tri kombëtare të tjera, ajo e Uellsit dhe Austrisë, por që kanë shënuar më shumë gola.
Mbetet të shihet nëse këtë formë të mirë Shqipëria do ta mbaj edhe sonte kur do të luaj kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.