50-vjeçari i ka bërë thirrje ekipit të tij për t’u përulur në fushë në përpjekjen e tyre për të siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka udhëzuar ekipin e tij për të treguar më shumë përulësi, pasi ata morën një barazim 1-1 kundër Novara në Serie A të dielën.
Ivan Radovanoviç i dha ekipit vendas epërsinë pas 70 minutash, por njerëzit e Mazzarrit barazuan me anë të kosovarit, Blerim Xhemali gjashtë minuta pa mbaruar loja.
Rezultati thotë se klubi mund të humbas vendin e katërt në tabelë, por trajneri beson se skuadra e tij do të jetë në gjendje për tu përmirësuar dhe për tu kthyer në Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi luajtur një lojë të mirë dhe nuk ishte e lehtë,” u tha gazetarëve Mazzarri pas ndeshjes. “Novara u organizuan shumë dhe mbylli të gjitha hapësirat.”
“Është e vërtetë që na mungonte diçka në pjesën e parë, ndërsa fusha sintetike na ka shkaktuar probleme.”
“Nuk kemi qenë të mprehtë për shkak të lodhjes. Unë zëvendësova Cavani, sepse ai nuk dukej i mprehtë sonte.”
“Çdo gjë mund të ndodhë nga tani deri në fund të sezonit. Ne nuk kemi angazhime në Ligën e Kampionëve deri në shkurt, kështu që mund të punojnë gjatë gjithë javës për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme kundër Lazios.”
“Ne duhet të përulemi, ndryshe ne jemi në rrezik.”
Napoli në Stadio San Paolo të dielën mbrëma, e pret Lazion. (LajmeShqip.com)