Televizioni britanik Sky Sports ka çuditur të gjithë ditën e fundit të merkatos së janarit duke publikuar lajmin se Uejn Runi ishte sulmuesi i ri i Barcelonës.
“Barcelona ka përfunduar me nënshkrimin e Uejn Runi për një tarifë rekord prej 83 milionë paund. Pas disa javëve spekulime, kampionët e Botës dhe Evropës kanë bërë një ofertë më të madhe se Mançester Siti dhe kanë kompletuar transferimin e sulmuesit anglez. Pep Guardiola ka thënë se është i kënaqur me nënshkrimin e tij të ri dhe zbuloi se Runi mund të jetë titullar të shtunën kundër Real Sociedad.
Guardiola i tha Sky Sports: “Kur ju shihni potencialin tek një lojtar, ju duhet të veproni shpejt dhe ky është një yll i cili nuk do diskutim. Njerëzit thonë se Barça pagoi shumë, por ju nuk mund të vendosni një çmim për cilësinë dhe nënshkrimi ynë i ri ka potencialin të jetë një nga më të mëdhenjtë e botës”.
Ai shtoi: “Uejn Runi është në gjendje të mirë dhe mund të jenë i gatshëm menjëherë për të luajtur kundër Sociedad.”
Pak minuta më vonë, vetë Sky Sports ka përgënjeshtruar gjithçka, duke bërë të ditur se ishte thjesht një shaka për ditën e fundit të merkatos së janarit.
Këtu mund të shihet video e shakasë së organizuar nga televizoni anglez: http://www.skybet.com/cms/breaking-transfer-news.shtm?name=Wayne+Rooney (LajmeShqip.com)