Javier Mascherano, argjentinasi që luan për Barcelonën, ka deklaruar se karriera e tij futbollistike nuk ka mbaruar në Evropë.
Në ketë mënyrë, ai ka treguar se një ditë mund të kthehet dhe të ndihmoje ish-ekipin e tij, River Plate, i cili ka rënë në kategorinë e dytë të Argjentinës.
“River Plate është në kategorinë e dytë, dhe tani gjërat do te nisin përsëri nga e para, duhet të korrigjojmë gabimet”.
Nuk mund të fajësojmë asnjë për këtë rënie, është koha që të qëndrojmë të bashkuar të gjithë, ka lojtarë që ikin, dhe duan që ta mbyllin karrierën e tyre në Evropë, ndërsa unë nuk mendoj kështu, sepse koha është e gjatë dhe kam ende hapësirë për të menduar për të ardhmen time, por, tani për tani, unë nuk kam asgjë për të vepruar”, tha Mascherano.