Uellsiani 47-vjeçar, Mark Hughes, ekipi i të cilit sonte do të takohet me Liverpoolin, mendon se skocezi Dalglish e ka rifreskuar Anfiedin dhe se është i zoti t’i udhëheqë “The Reds” edhe në vitet e ardhshme.
“Ai ka bërë gjithçka deri më tani, andaj duhet t’i jepet puna, të jemi të sinqertë. Mendoj se do të jetë vetëm çështje kohe kur ai do ta nënshkruajë kontratën permanente, por nëse nuk e nënshkruan, të gjithë do të befasohen”, ka thë Hughes.
Liverpool është në formë të shkëlqyer nën drejtimin e Kenny Dalglishit, mirëpo Hughes nuk e kupton se pse Roy dështoi, pasi ka pasur lojtarët e njëjtë.
“Ata kanë skuadër të shkëlqyer, mirëpo nuk e di se pse Roy e pati të vështirë. Ata janë duke luajtur për mrekulli, falë ndikimit që pati Kenny Dalglish. Definitivisht kjo meritë që Liverpool është duke shkëlqyer, i shkon vetëm një njeriu, i cili është Kenny Dalglish”, tha Hughes.