Deklarata e Pele rreth idesë që Neimar është më i fortë se Mesi, ka sjellë reagime të ashpra, ku më i forti nga të gjithë ka qenë ai i bërë nga Diego Armando Maradona. Ky i fundit e ka cilësuar idiotësi atë që ka thënë Pele.
“Mund të jetë e vërtetë që Neimar është lojtari më i mirë në botë, por vëtëm nëse thuhet se Mesi është i një planeti tjetër. O zot, çfarë idiotësie…”, ishte deklarata e bërë nga Maradona gjatë ditës së sotme.
Reagime të tjera kanë ardhur edhe nga futbollistë bashkëkohës të të dy lojtarëve, të cilët e kanë quajtur në të njëjtën mënyrë të pabesueshme atë deklaratë të Pele.
Komentin më interesant e ka bërë padyshim Mauro Zarate, argjentinasi i cili aktualisht aktivizohet me Interin. “Edhe vetë Neimar do të fyhej pa ta krahasonin me Mesin, të cilin e ka idhull”, ishte komenti i sulmuesit në Twitter. (LajmeShqip.com)