Tevez i kishte kërkuar për ta lënë Cityn në fillim të verës, në mënyrë që të lëvizë më pranë familjes së tij, por një transferim në ish-klubin e tij, Corinthians, dështoi.
Argjentinasi nuk ka qenë më pas objekt i ndonjë interesimi të fortë dhe tani duket se do të qëndrojë në City, mirëpo gjithçka do të konfirmohet të mërkurën.
Ai u kthye në lojë si zëvendësues kundër Bolton Wanderers, fundjavën e kaluar, dhe Mancini shpreson se çështjet e Tevezi dhe të familjes së tij tani janë zgjidhur.
Bosi i Cityt, tha: “Familja e tij është këtu tani, dhe unë mendoj se ai mund të qëndrojë. Unë mendoj se ky është një moment i mirë për këtë klub. Carlos është një nga lojtarët më të mirë që kemi”.
Mancini ka një rrjet të frikshëm të sulmit në dispozicion dhe transferimet e fundit, si Sergio Aguero dhe Samir Nasri, pritet ta bëjnë edhe më të fortë dhe më pretendent për titullin, por ai beson se nëse Tevez qëndron, atëherë ai mund të jetë vendimtar në këtë sezon, duke shtuar: “Unë mendoj kështu, ai nuk është ende i aftë, ai ka punuar vetëm dy javë.”
“Por, unë mendoj se me lojtarë të mirë që arrijnë në këtë ekip, ne mund të fitojmë shumë, pasi kemi fituar FA Cup vitin e kaluar, në këtë vit kemi shanse ta fitojmë titullin në Premier League dhe unë mendoj se Carlos mund të luajë edhe këtë sezon”.
Problemi më i madh për Mancinin është se si t’i akomodojë të gjithë lojtarët e tij të sulmit. “Me pëlqen David Silva, Mario Balotelli dhe Edin Dzeko, gjithashtu. Do t’i marrin të gjithë në konsideratë”, tha ai.