Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka deklaruar se skuadra e tij akoma nuk e ka arritur potencialin e plotë, pas fitores ndaj Milanit në derbin e qytetit me rezultat 1 me 0.
Skuadra e Interit është për herë të parë në pozitën e parë në tabelë në pesë vjetët e fundit dhe mbetet skuadra e vetme në Serie A me 100 për qind fitore pas tri ndeshjeve.
“Është e vështirë për të dy skuadrat pasi vetëm pas tri ndeshjes nuk mund të tregon potencialin e plotë. Klubet e mëdha duhet të nisin mirë nëse synojnë çmimet e mëdha në fund. Pastaj duhet fati, vazhdimësia dhe elementet tjera për të shkuar tutje”, ka thënë Mancini për “SkySport Italia”.
Mancini po ashtu shtoi se Interi synon titullin dhe si rivalë do të ketë Juventusin, Romën dhe Napolin.
“Juve, Roma dhe Napoli janë pretendentë për titull. Skuadrat tjera kanë më shumë gjasa, por jemi Interi dhe duhet të luftojmë”, tha në fund ai.