Manchester United e tregoi fuqinë edhe kundër Tottenhamit. Kampioni e filloi ndeshjen mjaft mirë, por pjesa e parë përfundoi pa gola dhe skuadrat shkuan në pushim të baraspeshuara.
Me të filluar pjesa e dytë, vazhdoj presioni edhe më i madh para portës së Tottenhamit. U desh minuta ’61 për ta zhbllokuar rezultatin, me anë të D. Webeck.
Për 2-0 është kujdesur mesfushori Anderson, që shënoi në minutën e ’76.
Wayne Rooney, i cili shënoj për 3-0, në minutën ’87, po kalon një formë të jashtëzakonshme, dhe Sir Alex para ndeshjes kishte thëne se “Rooney po fluturon në stërvitje dhe me Welbeck, janë partnerë të shkëlqyer në sulm”. (LajmeShqip.com)