Zyrtarët e Manchester Cityt ishin në Udinese për të parë rreth shërbimeve të lojtarit Alexis Sanchez.
Shefi ekzekutiv, Garry Cook, ka shikuar si objektiv transferimin e Sanchezit dhe ishte prezent nëe tribuna në ndeshjen Udinese-Lazio, që u zhvillua të dielën, e ku të parët fituan me rezultat 2-1.
Barry Hunter dhe administratori i futbollit Brian Marwood ishin, gjithashtu, të pranishëm.
City don të negociojë një marrëveshje për kilianin, që kap shifrën rreth 32 milionë euro.
Për lojtarin janë të interesuara thuajse të gjitha klubet evropiane, ndër to edhe Milan, Inter, Juventus, Man Utd, Man City, Barcelona dhe Real Madrid.