Sokol Cikalleshi nuk është i shqetësuar për mungesën e golave, pasi beson se skuadra ka më shumë rëndësi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi nuk ka shënuar as pas 11 ndeshjeve me Shqipërinë.
Kjo nuk e shqetëson atë, pasi beson se skuadra ka më shumë rëndësi dhe ai po e ndihmon shumë ata në mbrojtje dhe sulm.
“Nuk jam në presion, pasi rëndësi kanë rezultatet e kombëtares dhe unë jam i lumtur që i kam ndihmuar skuadrës në mbrojtje dhe sulm. Anësoret kanë pasur mundësi sikurse edhe unë dhe për këtë jam optimist që do të shënoj dhe me golin tim do të kualifikoj Shqipërinë në Euro 2016”, tha Cikalleshi për Supersport.
Kujtojmë se Cikalleshi në këto 11 ndeshje ka goditur shpesh traversën, njëjtë sikurse edhe sonte kundër portugalisë. /Express