Një organizatë kriminale me qëllimin e mashtrimit dhe vënies së basteve ilegale që kishte gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë brenda muajit, është ndaluar dje nga policia e Malajzisë, e cila ka bërë të ditur rezultatet e arrestimi të dhjetëra personave.
Policia bëri thuajse të gjitha arrestimet në qytetin e Kajang, pranë kryeqytetit Kuala Lampur, duke regjistruar një nga operacionet më të bujshme për ndalimin e basteve të paligjshme sportive në Azi.
Sipas burimeve policore, ky rrjet operonte prej një muaji në një qendër vilash luksoze, mes të cilave banonin ministra dhe ish-ministra të qeverisë së Malajzisë. Vilat kishin sisteme monitorimi me kamera dhe polici private, ndërsa gatë momentit të aksionit policor, të dyshuarit ishin gjetur në salla të mëdha të organizuara si klasa shkolle, ndërsa punonin me laptop dhe celularë. Në këtë operacion u arrestuan 144 persona, mes të cilëve 54 gra.
Policia ka konfiskuar 241 celularë dhe 43 kompjuter gjatë këtij aksioni masiv ndaj kësaj organizate kriminale që vinte baste ilegale mbi kampionatin anglez të futbollit. Ky është sporti më i ndjekur në Malajzi, por me ligj, vënia e basteve është e ndaluar në këtë shtet. (LajmeShqip.com)