Trajneri spanjoll ka shumë respekt pë bardhezinjtë, por shtoi se ata nuk kanë frikë nga skuadra e Antonio Conte dhe ata kanë një “nxitje shtesë” për të fituar ndeshjen e së hënës.
Trajneri Luis Enrique ka lavdëruar Juventusin dhe i ka etiketuar ata një nga favoritet për të fituar Scudetton, por theksoi se Giallorossët nuk kanë frikë nga lideri i Serie A. Juventusi janë ende të pamposhtur pas 13 lojërave në ligë, por Roma shpreson tua prish këtë ecuri.
“Juventus dhe Milan janë tepër të fortë, ata janë favorit për të fituar titullin në Serie A,” tha Luis Enrique në një konferencë për shtyp.
“Ata janë ende të pamposhtur dhe kjo duhet të jetë një nxitje shtesë për ne për të marrë tre pikë të plota në Stadio Olimpico.”
“Ne duhet të bëjmë maksimumin tonë, edhe pse, do të jetë një lojë e vështirë. Megjithatë, ne nuk i frikësohemi Juventusit.” (LajmeShqip.com)