Luis Enrique, trajneri i Barcelona B, pas ndeshjes me Las Palmas tha se “nuk ka negociata ose marrëveshje me Atletico Madridin.”
Trajneri i Barcelona B, thotë se nuk ishte i befasuar për raportimet në lidhje me të dhe Atletico Madridin. “Trajneri i tyre është pranë largimit nga banka e Atletico Madridit dhe tani unë kam qenë në faqet kryesore të gazetave.”
“Ai është një opcion shumë interesant, por përsëri, jo vetëm që nuk ka ndonjë marrëveshje, por nuk ka as negociata,” theksoi ish-lojtari i Barcelonës.
Luis Enrique thotë se tani për momentin e ka prioritet Barcelonën B, që i kanë mbetur edhe 3 ndeshje në këtë sezon.
“Unë kam për të zhvilluar edhe tri ndeshje në vijim me këtë skuadër dhe kjo është ku që jam i fokusuar më shumë,” tha trajneri.