Dy ish lojtarët e Liverpoolit, Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa, mendojnë që nën drejtimin e Kenny Dalglish po kthehet Liverpooli i vjetër.
Alonso tha se Lucas Leiva në vitet e fundit është përmirësuar dukshëm, ai është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit dhe është shumë i matur.
“Por, të mos mendojmë për “Alonson e ri” . Duhet të provojmë të mendojmë për partner të ri, ide të reja për lojë, ndërsa me ardhjen e Dalglish dhe Clarke, Liverpool ka bërë punë të mrekullueshme”, ka thwnw Alonso.
Ndërsa Arbeloa tha se ne ata kanë luajtur me topa të gjatë nën drejtimin e Roy Hodgsonit.
“Mendoj se Liverpool është klub i cili duhet të luaj me topa të shkurtë, sepse i përshtatet ai stil. Teknikisht ata kanë disa lojtarë të mirë andaj atyre iu nevojitet të luajnë futboll me pasime të shkurtra”, tha Arbeloa, duke shtuar se me Kenny Dalglishin, i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit Liverpool, është përmirësuar dukshëm dhe duket më konfidente.
Ndërsa, transferimi më i ri i Liverpool-it, Jordan Henderson është i vendosur të merr mësim ende nga legjenda dhe kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard.
“Për Gerrardin është kënaqësi për gjithë ato suksese që ka arritur. Unë dua të mësoj sa më shumë gjëra në mënyrë që të bëhem edhe më i mirë”, tha Henderson.
Kenny Dalglish pritet që këtë javë t’i shpenzoj më së paku 35 milionë funte për të sjell lojtarë të rijnë.
Dalglish synon ta sjell në Liverpool qendër mbrojtësin e Birminghamit, Scott Dann për 10 milionë funte, mirëpo edhe Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë.
Ndërsa, sa i përket këtij transferimi i mbetet të vendos Scott Dannit, ose të zgjedh ekipin e Liverpoolit që ishte tifozë i flakët si djalosh ose të zgjedh Arsenalin që i ofron të luaj në Champions League.
Në anën tjetër, gjiganti italian, Inter është, duke përgatitur një ofertë prej 14 milionë funtesh për mesfushorin portugez të Liverpoolit , Raul Meireles raporton TalkSport.
Mesfushori portugez 28 – vjeçar, mund ta ketë parasysh ta pranoj këtë ofertë, duke parë ardhjen e Jordan Hendersonit dhe pritet ardhja e Charlie Adam, gjë që do të ballafaqohej me një konkurrencë të madhe për një vend në formacionin bazë.
Raportet thonë se presidenti i Interit , Massimo Moratti ka rënd dakord të filloj negociatat me Liverpoolin për transferimin e mundshëm të Meireles në Inter.
Liverpool e ka blerë Meirelesin sezonin e kaluar dhe menjëherë ishte zgjedhur nga fansat si lojtari më i mirë në Premier Ligë.