Liverpooli ka rritur aktivitetin e tij në tregun e transferimeve, pasi Sylvain Marveaux është afër përfundimit të marrëveshjes me Liverpoolin.
Klubi nga Anfiled ka filluar edhe një dialog me Blackpoolin, deklaroi Tony Barrett në edicionin e së premtes për “The Times”.
Marveaux nuk mund të nënshkruajë me Liverpoolin deri më 1 korrik, kur dritarja e transferimeve të hapet zyrtarisht në Evropë, por Liverpool tashmë është duke punuar mbi detajet e anësorit, i cili krahasohet me Florent Maloudan e Chelseat.
Një tjetër emër në listën e King Kennyt, është Adam, i cili ka qenë prej kohësh nen vëmendjen e Liverpoolit.
Sjellja e Hendersonit në Anfiled do të thotë se Christian Poulsen, Joe Cole dhe Alberto Aquilani mund të kërkojnë një klub të ri. Edhe e ardhmja e Raul Meireles është e pasigurt, pasi Interi është në kërkim të Portugezit.
Sotirios Kyrgiakos ndoshta do të jetë në Anfield, të paktën deri ne fund të vitit të ardhshëm.
Mbrojtësi grek, do të qëndrojë në Anfield, ku ai do të jetë një opsion rezervë për mbrojtësit kryesor të Liverpulit.