Agjent i mesfushorit të Sao Paulo, Lukas pranon se klubet më të mëdha të Evropës janë në kontakt me të.
Wagner Ribeiro u ka pohuar prindërve të Lucas se kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Interit për një lëvizje në Itali në vitin 2012.
Por gjithashtu zbuloi: “ E vërteta është se asnjë klub nuk ka përparësi për blerjen e lojtarit.”
“Manchester United dhe Liverpool i janë bashkuar ekipeve të tjera të interesuara, por Lucas nuk dëshiron të largohet tani. Ai dëshiron të bëjë histori me Sao Paulo.”
Ribeiro gjithashtu hodhi poshtë pohimet se Juan Figer ka qenë i punësuar nga Sao Paulo për të gjetur një blerës për Lucas.
“Unë nuk mendoj se Sao Paulo ka dhënë ndonjë mandat dikujt. Presidenti më tha se ai nuk dëshiron të shesë lojtarin.” (LajmeShqip.com)