Liverpool dhe Arsenal janë në garë me njëra – tjetrën për mbrojtësin e Birmingham City, Scott Dan.
Të dyja klubet janë të interesuara për mbrojtësin, por nuk janë të gatshme të paguajnë 12 milion funte për të.
24 – vjeçari është parë si një alternativë e mirë në mbrojtje nga Arsene Venger dhe Kenny Dalglish, por siç duket çmimi i mbrojtësit është tejet i lartë.
Klubet si Aston Villa, Stoke City dhe Blackburn Rovers kanë shfaqur interesim për mbrojtësin, por ato ofrojnë as gjysmën e çmimit që kërkojnë në Birmingham.
Liverpool dhe Arsenal kërkojnë edhe mesfushorin e Ajax, Vurnon Anita. Burimet nga Holanda thonë se Liverpooli është duke e fituar garën, pasi ka ofruar 10 milionë funte për të.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e kalimit të mesfushorit në Angli.