Liverpool po planifikon që gjatë verës ta transferoj mesfushorin e krahut, Juan Manuel Mata i cili për momentin luan në Valencia.
Raportet nga Spanja tregojnë se Liverpool dhe Man City kanë rritur interesimin dukshëm për 23 vjeçarin Spanjoll.
Valencia thuhet se ka borxh prej 500 milion euro gjë që Mata gjatë verës mund të konsiderohet si lojtarë i shitur. Gazetari i famshëm Guillem Balague tha se mesfushori i vlerësuar 25 milion euro mund të largohet nga “Los Che” për një ofertë të vlefshme 30 milion euro.
Man City mund ta tërheq më shumë Maten pasi skuadra e Mancinit siç duket do të luaj sezonin e ardhshëm në Champions League si dhe në Man City gjendet edhe ish shoku i skuadrës David Silva. Ndërsa Liverpool nëse dështon ta transferon Maten atëherë do ti hedh sytë nga mesfushori i Real Sociedad ,Antoine Griezmann.