Kur kihet parasysh se pronarët e rinj e kanë nxjerrë nga të gjitha vështirësitë financiare dhe tanimë Liverpool është skuadër pa asnjë borxh, ata tani bëjnë pjesë në top 10 skuadrat më të pasura në botë.
Sipas mediave angleze, Liverpoolit do t’i ofrohen 100 milion euro për transferime gjatë verës, nga pronarët amerikanë.
Ky fond pritet të rritet pasi Liverpooli planifikon t’i fitojë edhe rreth 40 deri në 50 milionë euro të tjera, duke larguar nga klubi disa lojtarë, që do të thotë se pronarët kanë besim të plotë në menaxherin e tyre, Dalglish, dhe do t’i ofrojnë atij kontratë afatgjate dhe 140 deri 150 milionë euro për transferime.
Pronarët e rinj janë të përkushtuar të kthejnë lavdinë në Angli dhe Evropë.