Dy lojtarë të Bajer Leverkusen janë detyruar të nxjerrin në ankand fanellat e Barcelonës që kanë marrë nga Lionel Mesi në ndeshjen që skuadra e tyre humbi 3-1 në Ligën e Kampioneve, pasi drejtori sportiv Rudi Fëler bëri të qartë se ata kishin qenë pak si shumë entuziastë për “trofetë” e siguruar.
Mbrojtësi Mishal Kadlec, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes për ekipin gjerman, kërkoi fanellën e lojtarit argjentinas gjatë pushimit të ndeshjes, po në tunel atë ia mori shoku i skuadrës Manuel Fridrih.
Kadlec mori pastaj fanellën e Mesit në fundin e takimit, por kjo irritoi jashtë mase Fëler.
“Ju garantoj se të dy lojtarët do t’i shesin në ankand fanellat për një çështje të mirë. Nuk kam folur ende me ta por do ta bëj sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk është normale që lojtarët të kenë mendjen të ndërrojnë fanellat dhe jo të ndeshja”, tha Fëler. (LajmeShqip.com)