Administratori i përgjithshëm i Paris Sent Zhërmen, Leonardo, ka mbyllur përfundimisht merkaton e klubit parisien përsa i përket janarit.
Ai ka bërë të qartë për mediat se nga grupi aktual nuk do të largohej asnjë nga sulmuesit, sidomos në këtë pikë ku klubi nuk arriti të nënshkruante me një sulmues me peshë si Pato apo Tevez. Leonardo konfirmoi se kishte marrë oferta si për Horo, ashtu edhe për Gameiro, por asnjë prej tyre nuk ishte pranuar.
“Për ne është mbyllur merkatoja pas firmosjes me Maksuell dhe Aleks. Nuk do të blejmë Leandro Damiao”.
“Deri në fundin e këtij sezoni, ne do t’i besojmë Gameiros dhe Horo, të cilët janë dy sulmues ndërkombëtarë. Ne kemi marrë propozime transferimi për ta, por asnjë prej këtyre dy futbollistëve nuk do të lëvizë’.
“Klubi dhe trajneri janë të kënaqur me kontingjentin aktual të ekipit. Ne pamë mundësinë e blerjes së një sulmuesi tjetër por nuk u realizua. Tiago Mota? Për të do të mendojmë gjatë verës, ashtu si edhe për Florent Malouda”, ishte komenti i Leonardos për merkaton e klubi parisien. (LajmeShqip.com)