Trajneri i Interit, Leonardo, është shprehur i kënaqur që skuadra e tij ka arritur të sigurojë pozitën e dytë në tabelë, pas barazimit 1-1 me Napolin.
Tekniku brazilian ka thënë se synimi i tij për sezonin e ardhshëm është triumfi në kampionatin italian.
”Vitin e kaluar kam qenë i treti ne tabelë, këtë vit i dyti dhe vitin tjetër do të jem i pari. Unë synoj që të marr një pamje pozitive. Ndjehem i privilegjuar duke pasur parasysh jetën ku kam jetuar dhe ende mund të jetoj, si një sportist dhe një qenie njerëzore. Sfidat janë thelbi i jetës dhe unë jam gati për to. Tani dua të përmirësohem si trajner. Kjo ka qenë një maratonë e shkurtër, që ka filluar nga janari e deri më tani. Në javët e fundit kemi qenë në gjendje për të drejtuar seancat e trajnimit si kemi dashur. Nëse ka lojtarë që unë dua të mbajë ende? Ne nuk kemi nevojë për të ndryshuar ndonjë gjë këtu. Ky ekip po arrin në fund të një sezoni te komplikuar, por skuadra është e bashkuar. Unë nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime dhe nuk mendoj se do të ketë revolucion, baza e skuadrës është këtu”, tha trajneri brazilian i Interit