Ylli i skuadrës braziliane Internacional, Leandro Damiao, ka zbuluar ofertën që i është bërë nga Totenhem.
Anglezët kanë shfaqur vazhdimisht interes për sulmuesin, i cili duke folur për mediat franceze, ka treguar se një ofertë zyrtare i kishte mbërritur klubit të tij.
“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë oferte nga PSZH. Nuk kam pasur asnjë kontakt me PSZH ose Leonardo”, tha ai në një intervistë për “Telefoot”.
“Tani për tani, unë mendoj në lidhje me klubin tim dhe pjesëmarrjen në Kupën Libertadores. Në korrik, nëse vjen një propozim, do të diskutohet”.
“Gjithçka që unë di është se Totenhem ka bërë një ofertë”, ishin fjalët e sulmuesit. (LajmeShqip.com)