Agjenti i Ezequiel Lavezzit ka konfirmuar se klienti i tij do të qëndrojnë në klub për këtë sezonë.
Përfaqësuesi i lojtarit, Alejandro Mazzoni, ishte duke folur për Radio Marte dhe ka thënë se është i kënaqur që Lavezzi qëndron me ekipin. Ai ka thënë se klubi nuk ka marrë ofertë për sulmuesin.
Mazzoni ka pranuar se duhen 31 milionë euro për ta transferuar lojtarin, dhe ai mund të lëvizë nëse Napoli merr një ofertë të tillë, por kjo tarifë është menduar të jetë një pengesë e madhe për çdo skuadër të mundshme të Argjentinës.
“Unë mund të konfirmoj se Lavezzi përsëri është i lumtur në Napoli dhe nuk ka asgjë për të raportuar tani,” shpjegoi Mazzoni.
“Vetëm nëse dikush e bën një ofertëm ne do të kemi nevojë të flasim me klubin për këtë. Çdo gjë mund të ndodhë në lidhje me kontratën e tij. Kjo klauzolë mund edhe të lihet jashtë, të gjitha varen nga Napoli. Nëse presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të flasë për lojtarin, ai mund ta bëjë këtë sa herë që dëshiron”.
Lavezzi ishte i lidhur fort me një transferim te Inter Milan në javët e fundit. Me Samuel Eto’on ndoshta në prag të largimit, ata thonë se e kanë identifikuar Lavezzin si një opcion për ta zëvendësuar kamerunasin.
Megjithatë, De Laurentiis është i bindur se nuk do ta humbë yllin e tij përpara dhe, madje, ka thëanë se ai do “t’i ndërrojë pikëpamje dikujt” për të qëndruar me Napolin. (LajmeShqip.com)