Trajneri i Argjentinës, Alehandro Sabela ka emëruar Erik Lamelan në 18-shen e parë të skuadrës së Argjentinës ku me 29 shkurt zhvillon një miqësore kundër Zvicrës në Bernë.
Sabela ka shtuar këta emra duke u bazuar tek paraqitjet e lojtarëve për skuadrat e tyre dhe duket se paraqitjet e Erik Lamelas për Romën i kanë rënë në sy trajnerit.
Gjithashtu befasues është edhe rikthimi në skuadër i 31-vjeçarit, Hugo Kampanjaro i cili aktivizohet me Napolin.
Ekziston edhe një rikthim i 31-vjeçarit tjetër, mesfushorit të Liverpulit, Maksi Rodriguez, i cili ka 41 paraqitje për kombëtaren.
Sulmuesi i Paris Sent Zhërmen, Havier Pastore, është lënë jashtë liste pasi është i dëmtuar, ndërsa sulmuesi i Lion, Lisandro Lopez nuk është grumbulluar. Jashtë liste kanë mbetur edhe emra të tjerë të njohur si Martin Demikelis, Ever Banega, Ezekiel Laveci dhe Nikolas Burdiso.
Argjentina do të përdorë miqësoren me Zvicrën si përgatitje për fushatën e tyre të Kupës së Botës, që e nis kundër Ekuadorit në qershor. Sabela kishte thënë në dhjetor se ai do të përdorë ndeshjet miqësore për të provuar sa më shumë opsione.
Skuadra e Argjentinës e ftuar për miqësoren me Zvicrën:
Portierë: Serxhio Romero (Sampdoria).
Mbrojtësit: Hugo Kampanjaro (Napoli), Daniel Diaz (Getafe), Federiko Fernandez (Napoli), Ezekiel Garai (Benfika), Luçiano Monzon (Nisë), Markos Roho (Spartak Moskë), Pablo Zabaleta (Mançester Siti).
Mesfushorë: Angel di Maria (Real Madrid), Fernando Gago (Roma), Havier Maskerano (Barcelona), Erik Lamela (Roma), Hoze Ernesto Sosa (Metalist Kharkiv), Maksi Rodriguez (Liverpul).
Sulmues: Serxhio Aguero (Mançester Siti), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Lionel Mesi (Barcelona), Rodrigo Palacio (Xhenoa). (LajmeShqip.com)