LA Leikërs dhe Boston kanë dhënë një shfaqje të bukur në ndeshjen e parë të sezonit mes tyre, duke kthyer në kujtime kohët më të mira të këtyre dy skuadrave të cilat nuk shihen më mes pretendentëve për titull. Gjithsesi, këtë radhë sfidën e kanë fituar 88-87 Leikërs, ndonëse u është dashur koha shtesë për të marrë suksesin. Gjithçka është vendosur nga një bllok i Pau Gasol ndaj gjuajtjes së Allen kur po binte sirena, ndërhyrje vendimtare pasi në të kundërt suksesi do t’i shkonte Boston. Kjo ndërhyrje kurorëzoi paraqitjen e shkëlqyer të spanjollit që me 25 pikë dhe 14 topa në tabelë udhëhoqi ekipin e tij drejt suksesit.
Ndërkohë, Oklahoma ka humbur rekordin më të mirë në NBA falë humbjes në fushën e Sakramento. Uestbruk me 33 pikë dhe Durant me 27 ishin përsëri shënuesit më të mirë të skuadrës së tyre, por patën një rënie në periodën e fundit duke i dhënë mundësinë Sakramentos të rikuperonte 8 pikë dhe të fitonte ndeshjen 106-101. Heroi për vendasit ishte Tairek Evans me 22 pikë, 5 topa në tabelë dhe 5 pasime. (LajmeShqip.com)
Rezultatet 09.02.2012
LA Leikërs-Boston 88-87
Hjuston-Feniks 96-89
G.Steit-Denver 109-101
Oklahoma-Sakramento 101-106