Dirk Kuyt tha se lajmet rreth vazhdimit të kontratës së Kenny-it edhe për tre vite e kanë gëzuar shumë dhe gjithashtu tha se ndihet i privilegjuar që luan për Kenny Dalglish-in.
“Eshtë shumë pozitive dhe e merituar që ju vazhdua kontrata. E gjithë skuadra, duke përfshirë menaxherin dhe asistentët e tij, kanë merita që Liverpool ka filluar të kthehet, sepse po punojnë shumë.”
“Më besoni është një ndër lajmet më të mira në jetën time se unë do të jemi nën menaxhimin e Kenny-it edhe për tre vitet e ardhshme. E ardhmja është e ndritshme, ne kemi sjellë dy lojtarë mjaftë kualitativ si Luis Suarez dhe Andy Carroll, kjo tregon seriozitetin që ka ky ekip në vitet e ardhshme.” tha Kuyt.