Dirk Kuyt beson se Steven Gerrard nuk e ka harruar zanatin e të qenit “mbret i penaltive” kur të kthehet nga lëndimi.
Që nga lëndimi i Steven Gerrardit, Dirk Kuyt i ka marrë përgjithësitë për gjuajtjen e penaltive, deri më tani nuk ka gabuar asnjëherë.
“Unë mendoj se Gerrard është gjuajtës i shkëlqyer i penaltive. Që nga koha kur kam ardhur këtu vetëm njëherë e kam parë Gerrardin duke e humbur penaltinë , ai ka shënuar shumë gola tjera nga penaltitë. Ai ka shënuar shumë gola në momente të veçanta. Momenti më special sipas meje është ai i Champions League kundër Arsenalit.”
“Gjëja kryesore për ekipin është që të sigurohemi që të realizojmë në gol penaltitë.” tha Dirk Kuyt