Kupa e Botës U-20 shkoi për kombëtaren e Brazilit, e cila e nisi takimin mjaft mirë dhe u desh vetëm minuta e 5’ për të shënuar gol me anë të Oscar, i cili e zhbllokoi rezultatin për 1-0 në të mirë të Brazilit.
Portugezët nuk vonuan shumë dhe u vërsulen në sulm dhe katër minuta më vonë, pikërisht në minutën e 9’ i barazuan shifrat me anë të Alex, i cili shënoi për 1-1, rezultat ky që i çoi skuadrat të baraspeshuara në pushim.
Më të filluar pjesa e dytë, të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të mirë, por pas depërtimit të Olivieras nga krahu i djathë dhe pas një reagimi të dobët të portierit të Brazilit, portugezët kaluan në epërsi 1-2. Goli u shënua nga Oliviera në minutën e 59’.
19 minuta më vonë ishte prapë lojtari i Brazilit, Oscar, i cili u kujdes për t’i barazuar shifrat në 2-2 dhe për golin e dytë personal, kurse me ketë rezultat përfundoi edhe koha e rregullt e ndeshjes dhe skuadrat shkuan në vazhdime.
Te dyja skuadrat ishin të lodhura, mirëpo Brazili tregoi më shumë qëndrueshmëri dhe u desh minuta e 111’ që Oscar ta kompletoj het-rikun e tij dhe t’ia sjellë Brazilit titullin e Kampionit të Botës U20.
Rezultait i përgjithshëm 3-2 në të mirë të Brazilit. (LajmeShqip.com)