Argjentina nuk e filloi mbarë! Me këtë fjalë mund të përshkruajmë dështimin e Argjentinës në ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës 2011, kundër Bolivisë pasi barazoj 1-1.
Pas pjesës së parë pa gola dhe me shumë gabime nga gjysma e skuadrës, u desh të pritet fillimi i pjesës së dytë për të parë golin e parë në takim.
Ishte një reagim amatoresk i Ever Banegas që nuk arriti të stopojë topin e devijuar nga Edivaldo kështu topi u fut nën këmbët e tij dhe kaloj vijën e golit duke kaluar miqtë në epërsi.
Pas golit të pësuar Argjentina tentoi më shumë, dhe në lojë trajneri Batista futi Agueron në vend të Lavezzit i cili nuk vonon shumë dhe shënon golin e barazimit në minutën 76.
Pas këtij hapi fals të Argjentinës tani edhe mund të fillojnë dyshimet, se kjo skuadër nuk mund të jetë favorite për të fituar këtë kompeticion.