Ish-trajneri i Portugalisë, Karlos Kueiroz, beson se kombëtarja e vendlindjes së tij ka fituar një varësi të frikshme ndaj Kristiano Ronaldos. Futbollisti 27 vjeçar udhëhoqi ekipin drejt një suksesi të rëndësishëm 2-1 ndaj Holandës duke kaluar skuadrën e tij në çerekfinale falë dy golave të shënuar në këtë sfidë.
Por Kuerioz ka vënë në dyshim faktin nëse ekipi duhet të ketë kaq shumë varësi ndaj një lojtari të vetëm.
“Portugalia ka një ekip kombëtar që quhet Kristiano Ronaldo dhe një grup lojtarësh që vrapojnë pas tij”, tha ai për “TVI24”. “Sjellja duhet të jetë krejtësisht ndryshe, Ronaldo duhet të jetë një pjesë e skuadrës. Para disa vitesh, në kombëtare kishte personalitete të ndryshme si Luis Figo, Rui Kosta, Paulo Souza dhe Fernando Kouto”.
“Kur ata u larguan, ekipi u përqendrua tërësisht të Kristiano Ronaldo. Por kjo rëndësi e jashtëzakonshme që i jepet, bën të tillë që kur e gjithë skuadra të luajë keq, të kritikohet vetëm ai dhe të ndjejë më shumë trysni në kombëtare”, deklaroi trajneri që u shkarkua nga drejtimi i kësaj përfaqësueseje në shtatorin e vitit 2010. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
Spanjë-2D 20:45
24.06.2012
1D-Itali 20:45