Ksavi, një nga lojtarët që ka më shumë afrimitet me Pep Guardiolën te Barcelona, shprehet i sigurt se trajneri do të rinovojë me këtë skuadër, ndonëse ky i fundit ka shprehur hapur dyshimet për të ardhmen.
Mesfushori ka treguar se trajneri vazhdon të jetë i motivuar, ndërsa i gjithë grupi dëshiron që ai të vazhdojë të jetë pjesë e këtij projekti fitues.
“Personalisht do të doja që Guardiola të qëndronte. Unë e shoh atë të motivuar para ndeshjeve, pasi ai mbetet një fitues, një lider në dhomën e zhveshjeve. Do të duhet të presim por besoj se në fund ai do të rinovojë”, ishin fjalët e Ksavit.
Mesfushori në të njëjtën kohë, ka thënë se ekipi i tij nuk do të dorëzohet në luftën për titullin kampion. “Ne nuk do të dorëzohemi në kampionat. Real Madrid është shumë i fortë por nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, përfundoi futbollisti. (LajmeShqip.com)