Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 11:11

Shqipëria vazhdon të mos e ketë asnjë stadium të hairit dhe kjo po u shkakton telashe mjaft të mëdha të gjithë tifozëve shqiptarë, posaçërisht atyre nga Kosova. Nga kjo situatë po fitojnë veç pronarët e disa banesave me pamje kah “Elbasan Arena”. Ata po ua mundësojnë tifozëve kosovarë që ndeshjet t’i shikojnë nga ballkonet e banesave të tyre, ku hyrja kushton më shtrenjtë sesa në stadium – rreth 30 euro. Tifozët rrëfejnë për “Zërin” inatin e shndërruar në kënaqësi. Dashuria për Kombëtaren s’ka kufi!

Shqipëria ka shënuar progres të madh në futboll viteve të fundit. E vërteta është se Kombëtarja shqiptare ka bërë hapa të shpejtë e të mëdhenj në zhvillim, dhe me të drejtë Evropa tashmë po e konsideron si një kandidate potenciale për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, shkruan sot Gazeta Zëri.

Por, është për çdo kritikë shteti shqiptar, i cili nuk është në gjendje t’ia bëjë një zgjidhje adekuate e të merituar skuadrës kuqezi dhe tifozëve të zjarrtë të saj, të cilët po e heqin të “zinjtë e ullirit” në një stadium që nuk i zë as 13 mijë shikues, siç është “Elbasan Arena”.

Shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre dhe diaspora gjithnjë kanë qenë pranë Kombëtares së tyre, edhe kur kjo e fundit ishte inferiore në krahasim me shtetet tjera. Ndërsa, tani kur po lufton për kualifikim në “Euro 2016”, euforia ka arritur në maje. Mijëra shqiptarë gjithnjë po duan të jenë pranë kuqezinjve, por vetëm rreth 12 mijë prej tyre po u prinë fati që të sigurojnë bileta, kurse mijërave të tjerëve po u pamundësohet shprehja e dashurisë për ngjyrat kuqezi, shkaku i kapacitetit shumë të ulët të stadiumit të Elbasanit.

Mungesa e një stadiumi adekuat i ka vënë në siklet gjithë tifozët shqiptarë, nga të gjitha anët. Por më së keqi po e pësojnë ata nga Kosova, prej nga vijnë lojtarët kyçë të Shqipërisë dhe buron zëri thuajse më i lartë i tifozerisë.

Zëri raporton se prej krejt kësaj situate fitues po dalin veç disa pronarë të banesave përreth stadiumit. Ata po ua mundësojnë tifozëve kosovarë t’i përcjellin ndeshjet nga ballkonet e banesave të tyre. Për t’u vendosur në ato ballkone, secili tifoz duhet të paguajë nga 20 – 30 euro, varësisht prej marrëveshjes që arrijnë me pronarët e atyre apartamenteve. Pra, çmimi i hyrjes në ato ballkone është më i lartë sesa ai i biletave që ua vendos Federata Shqiptare e Futbollit.

Këso shuma kishin paguar edhe dy kosovarët e rinj, Drilon Matoshi e Fisnik Berisha, për ndeshjen Shqipëri – Portugali. Këta dy tifozë nga Kosova kanë rrëfyer për gazetën “Zëri” mundin që kishin bërë duke u endur nëpër Elbasan në kërkim të biletave për të hyrë në stadium, e që në fund kishin përfunduar në ballkonin e një banese me pamje kah “Elbasan Arena”.

“Ne shkuam në Elbasan një ditë para ndeshjes për të siguruar bileta. Pas dy orësh, u lodhëm duke kërkuar bileta, dhe s’kishte askund. Shkuam për të fjetur, për çka paguam nga 20 euro. Të nesërmen, në ditën kur luhej loja, nga mëngjesi kërkonim bileta. Numri i tifozëve gjithnjë shtohej. Kurse, duke e parë krizën për bileta, disa njerëz nisën ‘misionin’ për t’i zhvatur njerëzit, pasi shisnin bileta në të zezën, me çmim marramendës – prej 250 deri në 300 euro”, rrëfen për Driloni për “Zërin”.

Kur, Driloni me dy shokët e tij ishin pajtuar me realitetin se nuk do të mundë të hyjnë në “Elbasan Arena” dhe po niseshin drejt ndonjë lokali hotelerie për ta shikuar ndeshjen përmes televizorit, atyre u erdhi një ofertë interesante.

“Duke u larguar nga aty, pamë një shtëpi apo banesë e cila po pranonte kosovarë në ballkonin e tyre. Kur u ngjitëm në katin e tretë të atij objekti, pamë se loja mund të shikohet nga aty, përkundër një largësie. Pronari e shiste një vend në ballkon për 30 euro. Fillimisht nuk pranuam, por pastaj te ne u shtua entuziazmi i lojës dhe u kthyem në atë ballkon, i cili ishte mbushur me tifozë kosovarë. Të gjithë ata ishin të lumtur që nga ai ballkon gjetën mundësinë për ta shijuar atmosferën e stadiumit. Atyre iu bashkuam edhe ne, tre shokët, dhe paguam nga 20 euro secili prej nesh për ato vende që i zumë në ballkon”, tregon Driloni. Kurse, Fisniku tregon se të gjitha banesat pranë stadiumit po e praktikonin një gjë të tillë, duke ua mundësuar kosovarëve që ta përcjellin ndeshjen nga ballkonet e tyre me çmim prej 20-30 eurosh.

21 tifozë në një ballkon, paguan nga 30 euro

Drilon Matoshi, Fisnik Berisha dhe një tjetër shok i tyre, kur kishin hyrë në ballkonin e objektit me pamje kah stadiumi, aty i kishin gjetur 21 tifozë tjerë nga Kosova.

“Të gjithë ata kishin paguar nga 30 euro. Vetëm unë me dy shokët e mi paguam nga 20 euro. Dhe, të gjithë ishim të lumtur që po e shikonim ndeshjen nga aty”, shprehet Fisniku për “Zërin”.

Në Elbasan 30 euro hyrja në ballkon, në Shkup 6 euro bileta ndaj Spanjës!

Dy të rinjve kosovarë, Drilon Matoshit dhe Fisnik Berishës, u kishte ardhur inat për përvojën e tyre të 7 shtatorit në Elbasan, pasi veç një ditë më vonë kishin shkuar në Shkup për ta shikuar Spanjën në duel me Maqedoninë, ku kishin hasur në rrethana krejt tjera.

“Inati më është shtuar vetëm në ditën tjetër, më 8 shtator. Shkuam që të shikojmë ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës. Askund nuk pamë shitës të biletave në treg të zi. Përkundrazi, një orë para lojës në biletarinë e stadiumit blemë bileta me çmim prej 6 eurosh, dhe ndeshjen e shikuam prej një pozite të mirë”, thekson Matoshi.

“Unë e di që në Shqipëri askush nuk na ka shty me zor të paguajmë nga 20-30 euro për ta shikuar ndeshjen nga ballkoni i një banese. Por, të paktën duhet të jenë më korrekt. 30 euro hyrja në ballkon të një banese, është çmenduri”, shtoi ai.

Të zhgënjyer

Tre të rinjve kosovarë nuk po u pritet ndeshja e 8 tetorit që Shqipëria do ta zhvillojë ndaj Serbisë. Por, ata vështirë se do të marrin rrugë drejt Elbasanit, shkaku i mundit që kishin përjetuar më 7 shtator. “Ajo formë më ka zhgënjyer. Kështu që nuk e di nëse do të shkoj në ndonjë ndeshje tjetër, deri sa të përmirësohen kushtet”, potencoi Drilon Matoshi./Zëri/

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»