Ish mesfushori i Liverpoolit, Ditmar Hamann beson se Jurgen Klopp do të përshtatej shumë mirë në Anfield.
Ish mesfushori i Liverpoolit, Ditmar Hamann është i bindur se trajneri gjerman Jurgen Klopp do të përshtatej shumë mirë në Liverpool.
Ai madje beson se në rast të një oferte nga “Reds”, Klopp do ta merrte detyrën në Anfield, para fillimit të këtij sezoni.
“Nëse ata do ta kishin kërkuar para përfundimit të sezonit, jam i sigurt 99% se ai do t’i bashkohej Liverpoolit. Ai do të ishte perfekt për Liverpoolin”, tha Hamann për televizonin “Sky”.
“Shumë njerëz thonë se ai do t’i bashkohet Bayern Munichut në vitin 2016, por nuk e di nëse do të përshtatej atje”, u shpreh ai.