Gjermani ka qenë i lidhur me një transfer në Galatasaray, duke u pohuar se lojtari ka pranuar kushtet personale me gjigantët turk.
Megjithatë, Këln ka hedhur poshtë raportet e tilla, me anë të menaxherit të përgjithshëm të klubit, duke këmbëngulur se 26-vjeçari nuk është në shitje gjatë këtij afati kalimtar. “Lukas Podolski është anëtar kyç i skuadrës sonë, ai është nën kontratë me klubin tonë”, tha Volker Finke, për gazetën Bild.
“Ai nuk është për shitje dhe ne nuk do ta shesim atë. Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë me shkrim për shërbimet e tij.”
Megjithatë, Finke zbuloi se ai kishte marrë një telefonatë në lidhje me një interesim në Podolskinm dhe tha: “Kam marrë një telefonatëm tre apo katër ditë më parëm nga një ndërmjetës i cili dëshironte të dijë nëse Podolski është për shitje.”
“Biseda ishte shumë e shkurtër. Unë i thashë atij se ne e dëshirojmë mbajtjen e tij, nuk ka asgjë tjetër.”
Trajneri i Këlnit, Stale Solbakken, deklaroi besimin e tij në ruajtjen e ish-lojtarit të Bayern Munich, i cili u kthye në North Rhine-Westphalia në vitin 2009.
“Kam folur në telefon me Lukas dy herë gjatë fundjavës dhe ai nuk tha asgjë lidhur me Galatasarayn,” tha ai.
“Unë kam përshtypjen se ai do të qëndrojë. Ai nuk është një lojtar për Galatasaray, por për një klub të madh”, përfundoi ai. (LajmeShqip.com)