Kapiteni i Real Madrid, Iker Kazijas, ka zbuluar në një intervistë detaje mjaft të lezetshme për jetën e tij, por edhe ka çuditur me një deklaratë mjaft të veçantë për Zhoze Murinjon.
Ndonëse kohët e fundit është folur se mes palëve nuk ka asnjë raport dhe se praktikisht urrejnë njëri-tjetrin, portieri spanjoll ka pranuar se do të dëshironte të ishte si tekniku portugez.
“Nëse do të isha trajner i Realit? Do të dëshiroja që të paraqitesha si Murinjo”, ishte komenti që bëri ai.
“Kë do të dëshiroja të takoja? Nëse mendoj për botën e sportit, do të dëshiroja të njihesha me Pele, Maradonën dhe Bekenbauer. Do të dëshiroja të ulesha një ditë për drekë me ta dhe të më tregonin mua eksperiencat e tyre”.
Në fund, ai ka çuditur edhe me përgjigjen për pyetjen se çfarë do të bëhej po të mos ishte futbollist. “Do të dëshiroja të bëhesha polic, që te ruaja rendin në rrugë”, ishin fjalët e portierit të Real Madrid dhe kombëtares spanjolle. (LajmeShqip.com)