Java e 24-t e Kategorisë Superiore ka regjistruar si asnjëherë tjetër në këtë sezon 5 barazime në 7 ndeshje të luajtura, ku tre skuadrat e kreut nuk kanë arritur të triumfojnë për të përfituar disi në duelet për titullin kampion.
Skënderbeu është ndalur në Ballsh përballë Bylisit vendas në një barazim pa gola, duke mos arritur të shfaqë formën e mirë që e ngjiti në kreun e tabelës së klasifikimit dhe e bëri pretendente kryesore për titull.
Por nga hapi i gabuar i korçarëve nuk ka arritur të përfitojë Teuta, pasi edhe durrsakët janë ndalur në barazim pa gola, këtë radhë në stadiumin e tyre përballë Kamzës debutuese që lufton për mbijetesë. Si rrjedhojë, ekipi i drejtuar nga Hasan Lika mbetet një pikë pas Skënderbeut në renditje, duke mos arritur të përfitojë në atë që mund të ishte shansi i fundi për të rimarrë kreun.
Nuk ka përfituar as Tirana e cila është ndalur në barazim 1-1 në kryeqytet nga Shkumbini. Peqinasit kanë arritur të barazojnë takimin vetëm 2 minuta para vërshëllimës përfundimtare, duke i mohuar bardhebluve mundësinë që t’i bashkoheshin Teutës në vendin e dytë në renditje.
Një rezultat për t’u shënuar është fitorja e thellë 5-0 e Flamurtarit ndaj Dinamos, ku tashmë vetëm matematika mban gjallë ekipin kryeqytetas në Kategorinë Superiore. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Bylis-Skënderbeu 0-0
Teuta-Kamza 0-0
Tirana-Shkumbini 1-1
70’ Çikalleshi / 88’ A. Magani
Kastrioti-Laçi 0-1
12’ Emurllahu
Pogradeci-Apolonia 1-1
7’ Muçaj / 9’ Eminhazeri
Vllaznia-Tomori 0-0
Flamurtari-Dinamo 5-0
1’, 60’, 69’ Progni, 34’, 45’ Pejiç
Renditja
Skënderbeu 51, Teuta 50, Tirana 47, Flamurtari 42, Kastrioti 37, Laçi 33, Vllaznia 31, Bylis 31, Shkumbini 30, Tomori 27, Kamza 26, Pogradeci 19, Apolonia 18, Dinamo 13.