“Ai ka kompletuar një sezon të përkryer, por të jemi të durueshëm me të ” tha Karanka, që është tani edhe përkrahësi i fundit që përkrah transferin e Sahin.
Aitor Karanka u shfaq në sallën e shtypit në Santiago Bernabeu disa minuta pasi ekipi bëri stërvitjen e fundit para ndeshjes me Getafen. Trajneri i dytë i Real Madridit iu referua Sahin, transferimit të parë për sezonin e ardhshëm: ”Ai është një lojtar i cili ka treguar shumë cilësi dhe ne kemi shpresa të mëdha.”
Gjithashtu foli për mundësinë që Cristiano Ronaldo ta fitoi trofeun Pichichi: ”Është e rëndësishme për të ta marrë atë dhe për grupin sepse golat e tyre janë frutë i punës së të gjithëve.”
Si mund të jetë ndryshe, ishte pyetja e parë e referuar mbi kontratën e Sahin për sezonin e ardhshëm dhe në vlerësimin që ka bërë stafi teknik: ”Ne besojmë se ardhja e tij është pozitive. Klubi është ende duke punuar për sezonin e ardhshëm dhe ai ka bërë një sezon të përkryer. Ne jemi të lumtur,sepse presim shumë prej tij.”
“Klubi vazhdon të punojë dhe tashmë po mendojmë për sezonin e ardhshëm. Ne jemi duke ruajtur të njëjtën linjë të transferove dhe lojtarëve të rinj që kanë bërë gjëra të rëndësishme në ligat cilësore.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Özil, Khedira apo Di Maria apo tjerët. Ne duhet të jemi të durueshëm sepse ai është 22 vjeç dhe ky është i Real Madridit, do të i duhet adaptimi dhe zhvillimi i ritmit.” theksoi ai për mesfushorin Turko-Gjerman.
Emri tjetër që u fol në këtë konferencë ishte Cristiano Ronaldo, i cili me 33 gola është lider i renditjes për Pichichi, dhe Këpucën e Artë. Në këtë çështje Karanka tha se “do të ishte mirë që të arrihet, si për veten e tij dhe për të gjithë ekipin. Është e qartë se më i rëndësishme është grupi, dhe po luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme, siç bëmë në Sevilla apo Valencia është mirë. Golat e Cristianos janë frutë i punës së të gjithë ekipit. Ne kemi pasur disa ndeshje me gola të rëndësishëm në Evropë dhe janë arritur falë formës kolektive.”