Massimiliano Allegri do të jetë pa një mori të lojtarëve kur kampionët e presin Lazion të premten. Mark van Bomel, Robinho dhe nënshkrimet e verës, Taje Taiwo dhe Philippe Mexes janë të lënduar, ndërsa Mathieu Flamini është përjashtuar për pesë muaj, pasi ka lënduar ligamentin e gjurit.
Alberto Aquilani dhe Antonio Nocerino mund të jenë debutues për skuadrën e Milanit, por ka të ngjarë që të dy do të fillojnë nga stoli në San Siro.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-1-2): Abbiati, Abate, Nesta, Silva, Zambrotta, Gattuso, Ambrosini, Seedorf, Boateng, Pato dhe Ibrahimoviç.
Ndërsa në anën tjetër, Giuseppe Sculli dhe Marius Stankevicius dhe do të humbasin udhëtimin në Milano për shkak të lëndimeve, ndërsa Federiko Marchetti është i pezulluar. Blerjet e fundit të Lazios, Djibril Cisse dhe Miroslav Klosen do të paraqiten përpara tifozëve për herë të parë, ndërsa shqiptari Lorik Cana është në dyshim.
Formacioni i mundshëm i Lazios (4-2-3-1): Bizzarri, Konko, Biava, Dias, Rudu, Ledesma, Brocchi, Mauri, Hernanes, Cisse dhe Klose. (LajmeShqip.com)